Qeveria italiane ofron kreditim fiskal për nxjerrjen nga qarkullimi të makinave të vjetra deri në Euro 4
Në Itali qeveria e re po mendon të nxisë nxjerrjen nga qarkullimi të makinave të vjetra përmes mekanizmit të kreiditimit fiskal. Në kuadër të ligjit për klimën është parashikuar një bonues 2000 euro për këdo që çon për skrap makinën e vet që shkon deri në modelin Euro 4 dhe kjo normë vlen sidomos për qytete të Italisë të cilat kanë thyer kërkesat për cilësinë e ajrit.
Kreditimi fiskal u njihet personave që kryejnë aktin e shkatërrimit të makinës për pesë vjet, brenda të cilave ata kanë të drejtë që ta përdorin atë për abone të transportit publik lokal dhe rajonal me mjete me emetim zero apo elektrikë, qoftë edhe nëse këto shërbime i marrin familjarë. Më herët Italia ka nxitur edhe përdorimin e makinave me gaz përmes bonuseve dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe një vend fqinj me ne, Maqedonia e Veriut.
Është për t’u shënuar kahja e kundërt në Shqipëri, ku makinat që pajisen me impiant gazi certifikohen nga një koncesionar që lëshon thjesht dokumentet kundrejt një tarife prej 20 mijë lekësh të reja, ndërkohë që qytetarëve u hiqet e drejta e blerjes së makinave poshtë Euro 4 që tanimë nuk do lejohet të hyjnë në territor.
Kujtojmë se transporti publik në Shqipëri është njësoj si në Afrikën e viteve ’80 dhe asgjë nuk mund të kompensojë këtë lloj politike sterilizimi që vjen si dëshmi snobësh dhe inetresash pa u shoqëruar me masa sociale.
Comments
Permendni koncensionarin. Nqs
Permendni koncensionarin. Nqs eshte e vertete, s'keni pse trembeni.
Add new comment