OSBE mer rolin e ndërmjetësit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ftuar palët politike në Shqipëri në një tryezë për reformën zgjedhore.
Ajo thotë se është e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe ato të palëve.
Në takim do të diskutohet mbi epërsirtë dhe dobësitë e sistemeve kryesore zgjedhore si dhe pritshmëritë dhe sfidat në kontekstin shqiptar. Kujtojmë që në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Partia Demokratike refuzon të bëhet pjesë, ndërsa opozita parlamentare kërkon që përveç rekomandimeve të OSBE-së në axhendë të përfshihet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Add new comment