Gjykata Europiane e Luksemburgut nxjerr Hamasin nga lista e organizatave terroriste
Gjykata Europiame e Shkallës së Parë në Luksemburg ka vendosur heqjen e Hamasit nga lista e organizatave terroriste. Vendimi ka përfshirë edhe Brigadat Qassam që janë krahu ushtarak i Hamasit, lëvizja islamike palestineze e cila lufton paralelisht me Al Fatahun për çlirimin e Palestinës. Vendimi është përshëndetur nga lëvizja, e cila përmes zëdhënësit Hazim Qassim ka deklaruar vendimi përbën hapun e duhur në drejtimin e duhur.
Të klasifikosh Hamasin apo çdo fraksion të rezistencës palestineze si organizata terroriste është tërësisht e padrejtë dhe e pandershme ndaj luftës së ligjshme të popullit palestinez kundër pushtimit
është shprehur Qassim që ka shtuar se lëvizja do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e vet për të mbrojtur popullin palestinez.
Hamasi, ose Lëvizja Islamike e Rezistencës është një lëvizje e krahut sunit e cilësuar fondamentaliste që u themelua si zgjatimi Vëllazërisë Myslimane në vitin 1987. Me veprimet e veta, sidomos ato të fillimit të viteve 2000, Hamas ka humbur popullaritetin edhe mes vetë palestinezëve dhe ideja e organizatës për një shtet islamik është më pak popullore sesa ideja e dy shteteve.
Add new comment