Një informacion për Valdrin Pjetrin që Bushati nuk e thotë

Është e hijshme që fillimisht këto çështje të trajtohen brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes një fenomen që duhet ta trajtojmë
Ky është prononcimi i anëtarit të Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, pas mbledhjes së djeshme të saj.
Qëndrimet e z. Bushati janë interpretuar si një lloj lufte politike ndaj kryetarit Edi Rama, ndonëse përplasja mes të dyve është amplifikuar nga sulmet poshtë brezit në mediat e PS-së.
Mirëpo në rastin e Valdrin Pjetrit një tjetër element merr rëndësi. Nëse kujtojmë situatën e krijuar me përgjimet e gazetës “Bild” do të sjellim ndërmend tezën e z. Rama se përgjimet ishin në dispozicion të opozitës prej kohësh, por ato u ruajtën për një moment të caktuar. Pra se me përgjimet u luajt një konspiracion.
Sot me Valdrin Pjetrin dhe me Agim Kajmakun, teza e komplotit nuk po qarkullohet, duke lënë të kuptohet se materialet për ta janë vënë re së fundmi. Mirëpo në këtë kuadër, z. Bushati duhet të na thotë se cila qëndron: Valdrin Pjetri ka gënjyer, apo z. Rama ka patur dijeni më herët dhe në çdo rast vazhdoi me mbështetjen e tij?
Ajo çfarë ka ndodhur do të kishte interes real publik nëse hipokrizia e politikës të merrte një kthesë të paktën për kësi rastesh. Zoti Rama u mbrojt deri më dje me dëshminë e penalitetit, por me skandalet që po dalin pas zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit, problemi përmbyset: ose z. Rama nuk ka alternativa veç kësaj kategorie, ose ai ka menduar se në mungesë të opozitës mund të bënte si të donte. Zoti Bushati patjetër që di diçka dhe ka detyrimin ta thotë.
Add new comment