Inkriminimi i Pjetrit, Meta i larë me 13 Tetorin

Problemet e Valdrin Pjetrit me letrat e dekriminalizimit, sëmundje në përgjigjësi e kësaj mazhorance me shumë gjasë do t’i ndërpresë rrugën talentit socialist të mbështetur nga Tom Doshi për të drejtuar bashkinë e Shkodrës. Këtë skenar e përforcon edhe qëndrimi një ditë më parë i zotit Rama që foli për rrugë të ndara mes Partisë Socialiste dhe Valdrin Pjetrit.
Pjetri garoi i vetëm në 30 qershor dhe rrëzimi i tij çon automatikisht në zgjedhje të pjesshme për bashkinë e Shkodrës. Këtu komplikohen skenarët pasi procesi kalon nga zyra e Presidentit, me të cilin mazhoranca është në përplasje frontale që prej anullimit të dekretit të 30 Qershorit.
Meta nuk e njeh 30 qershorin dhe kësisoj as zgjedhjen e zotit Pjetri, kështu që me shumë gjasë do refuzojë nxjerrjen e një dekreti për zgjedhje të pjeseshme. Ai vazhdon t’i qëndrojë datës 13 Tetor, si datë e dekretuar për zgjedhje lokale. Nëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do merrte në konsideratë këtë datë për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër atëherë do të dilte kundër vendimeve të veta.
Në këtë situatë, kriza bëhet një ekuacion i pazgjidhshëm, ku shpëtimi i vetëm mbetet çertifikimi i Pjetrit nga Prokuroria si person i pastër. Çka në fakt do ishte flagrante, pas dokumentave që u publikuan për inkriminimin e Pjetrit.
Add new comment