Gjylameti i radhës!
Ishte e pritshme që dokumentari i RAI 3 mbi aktivitetin e grupeve të trafikut në Shqipëri dhe situatën e kultivimit të kanabisit do prishte humorin e qeverisë, e aq më tepër të ministrit të Brendshëm që e ka çuar policinë në plazhe për të hequr shezlongë e çadra, të cilat vetë ky shtet i la për 6 vjet të zinin plazhet publike.
Ministri ka reaguar për dokumentarin e Rai-t duke bërë një çarçaf pa vlerë në facebook dhe sulmuar televizionin italian bashkë me opozitën. E njëjti avaz sa herë të palarat dalin në shesh, jo nga mediat shqiptare por ato të huaja. Kujtojmë reagimin e Partisë Socialiste nëpërmjet Blerina Gjylametit për përgjimet e BILD, reagim të cilin zoti Rama e gëlltiti me gjithë shfaqjen bajate të zonjës në fjalë, duke e quajtur deklaratë të paautorizuar.
Ministri i Brendshëm, Sandër lleshaj nuk ka bërë gjë tjetër veçse Gjylametin e radhës, duke folur për fake news dhe mish-mash televiziv dokumentarin e RAI-it apo reagimet qe ngjalli. Ai thotë se shumë shpejt autoritetet italiane do reagojnë mbi këtë material, ndërkohë që në dokumentar janë autoritetet që flasin, Prokurori i Antimafias dhe zyrtarë të lartë të policisë italiane. Ai thote se ne Shqiperi 1/3 e siperfaqes vijon te jete e mbjelle me kanabis, ndersa vjet u kapen vetem ne nje ngarkese 9 ton kanabis ne Otranto.
Mund të dilni në ERTV të përgjënjeshtroni shifrat dhe ashtu si zoti Rama mund të bëni padi ndaj RAI-3. Të tjerat janë parole Singor Lleshi..!
Reagimi i Lleshit
E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian. Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar! Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura.
Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike. Monitorimi nga ajri vijon intensivisht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë. Rrjetet dhe organizatat kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar.
Fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e tē shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt. Fatmirësisht, autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve. Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 – një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.
Add new comment