Paso doble me konçesionet
Një propozim i Arben Ahmetajt që shtyu nga 1 korriku në 1 Nëntor hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për ofertat e pakërkuara është konsideruar nga Ilir Meta si hapësirën për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste me konçesionet. Kreu i shtetit ktheu në kuvend Ligjin e miratuar në seancën e 18 Korrikut, duke kërkon rishikimin e neneve 17 dhe 18 të Ligjit tëri për Partneritetit Publik
Sipas tij këto dy nene kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi krijojnë hapësirën për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.
“ Kuvendi duke shtyrë afatin e zbatimit të ligjit, bëhet “de facto”, ligjërues i praktikave të dyshimta koncesionare dhe hap edhe një herë mundësinë që këto praktika që kanë gërryer ekonominë e çdo familje shqiptare, të vijojnë të realizohen pa u penguar edhe për këto 3 muaj të tjerë”-thekson Presidenti.
Meta thotë se shtyrja e afatit për kufizimin e kontratave konçesionare shton rrezikun e rritjes së borxhit publik, nisur nga fakti që deri në datën 1 tetor 2019, mund të paraqiten oferta të reja të pakërkuara. Kreu i shtetit kujton se institucionet financiare ndërkombëtare, kanë kërkuar nga qeveria shqiptare në mënyrë eksplicite eliminimin në mënyrë të menjëhershme të ofertave të pakërkuara, si oferta me një kosto të rëndë në ekonominë e vendit. PS reagoi një ditë më parë me anë të taulant Ballës për kthimin mbrapsht nga presidenti të ndryshimeve në Kodin Penal, por nuk ka komentuar ende dekretin e PPP-ve.
Add new comment