Pompeo viziton Athinën në vjeshtë

Postuar në 05 Gusht, 2019 10:14

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të vizitojë Athinën gjatë vjeshtës. Nga qeveria greke kjo vizitë po shqyrtohet me shumë kujdes në mënyrë që mesazhi që do të dërgohet në të gjitha drejtimet të jetë i fortë dhe efektiv.

Sipas mediave të vendit fqinj mesazhi që diplomacia greke dëshiron të dërgojë është një linjë e qartë komunikimi Greqi-Sh.B.A sa herë që Erdogan vë në dyshim integritetin e vendit.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm grek siç raportohet po monitoron nga afër lëvizjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Mesazhi i dërguar nga Athina në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe bashkëpunimin midis dy vendeve është se marrëveshja e firmosur nga qeveria Tsipras është e dëmshme, por do të respektohet me argumentin  Greqia është një vend që i përket BE-së dhe NATO-s, respekton të drejtat sovrane dhe nuk mund  të shkel rregullat ndërkombëtare.

Ajo që Athina e bën të qartë është se në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, sjellja e mirë është parakusht për procesin e pranimit të këtyre vendeve në BE. Ky arsyetim ka të bëjë me faktin se Ministria e Jashtme Greke bazon linjën e saj qendrore në fqinjësinë  e mirë.

Nëse do të ketë një veprime në mënyrë të njëanshme kundër Greqisë dhe pakicës Greke në rajon, siç u bë  disa muaj më parë me vrasjen e Katsifas apo shkelje të të drejtave të pronësisë atëherë reagimi i politikës së jashtme greke do të ndikojë në rrugën e integrimit europian  të këtyre vendeve. Me fjalë të tjera, nëse do të ekzistojë edhe  çështja më e vogël, reagimi i Greqisë do të jetë i fortë dhe në një nivel shumë të lartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.