Video/20 të vrarë në Teksas, katër janë fëmijë. I dyshuar 21 vjeçari Patrick Crusius
Rëndohet bilanci i të vdekurve në ngjarjen e El Pasos në Teksas të SHBA-së. Mediat vendase flasin tashmë për të paktën 20 të vdekur, mes të cilëve katër fëmijë dhe jo më pak se 24 të plagosur. Lajmi i dytë kryesor në kuadër të kësaj ngjarjeje është arrestimi i një personi, mashkull i bardhë 21 vjeç, i quajtur Patrick Crusius, me origjinë nga Allen, një qendër afër Dallasit, qendra e Teksasit.
Nuk ka të dhëna për profilin e tij veç faktit se në rrjetet sociale shpërndante mesazhe urrejtjeje. Autoritetet amerikane kanë hezituar të japin një version përfundimtar për ngjarjen nisur nga fakti se janë ende momentet e para. Atentatori mendohet se ka nisur të qëllojë që në parking, për të vijuar mandej brenda në supermarket ku kishte rreth 3000 njerëz. Videot e përcjella në rrjete sociale japin një ide të asaj që është përjetuar në ato momente.
Mbi këtë ngjarje ka nisur të flitet për nevojën e kualifikimit të atentateve të tilla si akte terroriste pavarësisht se nuk ka një motiv të vërtetë politik.
Add new comment