Rrjeta e shqyer e Vetting-ut, Zaganjorin e shkarkuan ndërkombëtarët(Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/07/zaganjori_2019_07_26_13.jpg?itok=hg_j2Ne3)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga deryra kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhevahir Zaganjori. Ai nuk justifikonte një mori bilancesh financiare që kishin të bënin si me blerjen e pasurive të paluajtshme dhe shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.
Ajo që nuk kuptohet është sesi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte konfirmuar në detyrë me gjithë këto mangësi që u gjetën në Apel.
Kujtojme se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në korrik të 2018, që konfirmoi në detyrë Zaganjorin u apelua me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.
Add new comment