Shumicën dhe pakicën i përcakton referendumi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/07/DF51A4AB-0ECF-4D21-BDF5-4A69A0F9F107_2019_07_25_12.jpeg?itok=0anTO844)
Kryeministri Edi Rama mendon se në përballjen për Teatrin Kombëtar ka kundër një pakicë të zhurmshme.
Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!
shkruan ndër të tjera z. Rama sot në Facebook.
Dredhitë e zakonshme të z. Rama në këtë rast kërkojnë që të hapin një fushë propagandistike dhe asgjë më shumë. Çështje ae Teatrit nuk është çështje artistësh, por modeli zhvillimi dhe shprese. Askush nuk kundërshton nevojën për një teatër të ri, por ka që janë kundër që ky teatër të bëjë kurban atë ekzistues që mund të restaurohet. Dhe shumëkush ka aq mend sa të kuptojë se halli i pushtetit është te kullat, jo te teatri.
Ndaj çështja e shumicës dhe pakicës zgjidhet nga referendumi. Nëse z. Rama merr aty votën, atëherë ta gëzojë teatrin e ri dhe kullat.
Add new comment