Kundër vendimit të qeverisë për Kopshtin Botanik

Postuar në 22 Korrik, 2019 18:38

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore  i kërko qeverisë të tërehqë vendimin e javës së kaluar për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës .

Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme trupa drejtuese e Fakultetit flet për cënim të rëndë të autonomisë akademike dhe prapaskena të ngjashme me përvetësimin e një hapësire të këtij Kopshti në të kaluarën në funksion të ndërtimit të Unazës së Re.

Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të bashkisë jo vetëm cenon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt i punës së përkushtuar më se 60-vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë institucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës

 

Dekanati thotë se është i vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.