Përdhunim në shkollë/Panorama: Në Durrës disa adoleshentë përdhunojnë 9-vjeçaren

Postuar në 19 Korrik, 2019 11:56

Gazeta “Panorama” raporton sot për një ngjarje shumë të rëndë të ndodhur në rrethinat e Durrësit pak ditë më parë.  

Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës. Sipas burimeve të korrespondentit të “PANORAMA”, përdhunuesit ka qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, ndërsa edhe vajza edhe agresorët janë banorë të kësaj zone.
Mësohet se djemtë e kanë manë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katërt të kësaj shkolle dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.
Vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur, ndërsa më pas është zbuluar dhe ndodhia e rëndë.
Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje

raporton gazeta. 

Ky është rasti i dytë që nuk raportohet nga policia njjë ngjarje e rëndë. Pak muaj më larë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se ngjarja e Kavajës, e ngjashme me këtë të Durrësit, nuk u bë publike për të ruajtur privatësinë e viktimës. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.