Akademia e Shkencave korrigjon kryetarin në detyrë: Do kërkojmë rikonsiderim te Presidenti

Postuar në 14 Korrik, 2019 14:53

Academia e Shkencave të Shqipërisë ka menduar të gjejë një rrugë të ndërmjetme për të zgjidhur situatën e krijuar me refuzimin nga Presdenti i Republikës, Ilir Meta, për emërimin në detyrën e kryetarit të Skënder Gjinushit. Ky i fundit në disa dalje mediatike e ka cilësuar aktin e Presidentit si absolutisht të pavlefshëm, por Akademia mendon të veprojë ndryshe. Në një njoftim të shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ajo shprehet se:

Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqiperisë me këtë rend dite:

- Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble

Pra Akademia do të paraqesë një kundërargumentim përtë bindur presidentin e Republikës që të rishikojë qëndrimin. Nuk dihet në cilën procedurë parashikohet një gjë e tillë dhe sesi presidenti që ka shkruar të zezë mbi të bardhë argumentet e veta, do të ndryshojë qëndrim. Ajo që vlen këtu është fakti se flaka fillestare e Gjinushit që deklaronte se dekreti është nul, u shua me tërheqjen e bërë duke kërkuar rikonsiderim.

Kushtetuta thotë qartë se presidenti emëron kryetarin e Akademisë së shkencave duke shtuar se e ushtron këtë kompetencë sipas ligjit. Nëse Meta do ta refuzojë sërish dekretimin i bie që të kërkohet interpretim për aktin dhe shkeljen e supozuar në gjykatë dhe kjo t’I bashkëngjitet argumenteve të komisionit hetimor për shkeljet e rënda të Presidentit. Por sidoqoftë deri atëherë, Skënder Gjinushi nuk është kryetar akademie dhe nuk bëhet dot pa firmën e kreut të shtetit. Kjo është elementare për t’u kuptuar në një akademi që ka diskredituar veten në më shumë sesa një herë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.