Të parët në Ballkan për të dhënë para nën dorë për shërbimin mjekësor
Barometri i Ballkanit informon se 50% e qytetarëve shqiptarë që përballen me shërbimin mjekësor publik ka dhënë para nën dorë.
Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për t‘u kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi
referon vrojtimin Top-Channel.
Lajmi në këtë “lajm” është se si ka mundësi aë 50% e qytetarëve nuk kanë dhënë rryshfet, pasi nëse ka një gjë që merret si e mirëqenë në këtë vend është dorovitja në spital, gjykatë, polici dhe hipoteka. Kaq e përhapur është kjo kulturë saqë duket se po të mos japësh i ke bërë padrejtësi mjekut, gjykatësit, policit dhe regjistruesit.
E drejta, shërbimi publik në Shqipëri paguhet dy herë dhe as të ashtuquajturat reforma nuk japin zgjidhje. Diferenca me vendet e rajonit flet nga ana tjetër jo vetëm për peshën që zë kjo marrëdhënie e qytetarit me shërbimin publik, por edhe me faktin se këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare shkolla si e tillë.
Një mjek që e detyron pacientin me sjelljen e vet që të paguajë, apo se ai do ta marrë paranë nën dorë, ka cenuar rëndë integritetin e një profesioni që do të duhet të kishte mbetur strehë e fundit e një qytetarie dhe profesionalizmi. E kundërta ndodh dhe duket se jemi të dënuar ta miratojmë këtë kulturë nga e cila nuk po dikë të shkëputemi.
Add new comment