Rënia e euros, Fasoneria: Mosbindje fiskale nëse s’ka reagim
Rënia e euros dhe dëmi i shkaktuar në ekonomi, mund të japë pasoja edhe më të rënda. Tashmë në mënyrë të vazhdueshme Fasoneria po paralajmëron qeverinë se do të ndërmarrë hapa për tj'u kundërpërgjigjur heshtjes. Pak ditë më parë ata pohuan se do të ketë protesta, ulje pagash dhe pushime nga puna, mirëpo mes tyre po diskutohet edhe një pikë e katërt, mosbindja fiskale.
Florian Zekja, përfaqësuesi i Unionit të Fasonistëve Shqiptarë, pohon se kjo ka të bëj me mospagesë e taksave për një kohë të gjatë.
“Po studiojmë edhe rastin e mosbindjes fiskale. Mosbindjen fiskale, duhet ta studiojmë pak nga ana ligjore se si duhet të funksionon, por presupozohet si mospagim i taksave për një periudhë të caktuar”.
Zekja shprehet për TemATV se qeveria jo vetëm që nuk po merr në konsideratë këtë shqetësim por nuk po kryen as analiza për të indentifikuar shkaqet e vërteta të kësaj rënie. Sipas tij zhvlerësimi nuk lidhet me progresin ekonomik.
“Nuk kemi asnjë analizë për të parë shkaqet e kësaj rënje të euros, ka një sërë faktorësh si hyrja e parasë së zezë (kjo ka qenë gjithmonë, normalisht edhe tani), mund të jetë edhe lobimi i ndonjë grupimi shumë të fuqishëm, ndonjë biznesi shumë të fuqishëm, që kanë interesa që të ulet euro”, shprehet ai.
Fasoneria kërkon kompensim për humbjet, pasi janë drejt falimentimit.
“Kompensim për këtë rënie, ka lidhje me kompensim në sistemin e taksave, ka lidhje edhe me kompensim në energjinë elektrike”.
Për vitin 2019 Zekja pohon se nuk kanë nënshkrauar asnjë kontratë të re pasi, kompanitë e huaja nuk pranojnë të nënshkruajnë kontrata me këtë nivel që ka monedha e huaj. Të gjitha këto shqetësime janë adresuar edhe në letrën që i kanë dërguar Kryeministrit Edi Rama.
TvT
Add new comment