Meta: Vendimi i Kolegjit asnjë pasojë juridike

Postuar në 25 Qershor, 2019 10:33

Siç kishte paralajmëruar Presidenti Meta doli në një konferencë për shtyp një ditë pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.

Meta deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte truk procedurial i marrë në presion e shantazh dhe si i tillë nuk mund të prodhojë një efekt juridik për dekretin e zgjedhjeve.

“Vendimi i djeshëm është truk procedurial për të justifikuar paligjshmërinë e organziatës së PS në KQZ dhe përpjekje e dëshpëruar për një operacion prapogandistik brenda e jashtë vendimit për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit”.

Më pas i pyetur për qëndrimin e ndërkombëtarëve Presidenti aludoi se mbështetja që po merr mazhoranca vjen nga aktorë të caktuar jashtë vendit.

“Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend tjetër, ambasadë apo fondacion. Kam krijuar këtë mundësi, por zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë. Unë nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe ndërkombëtareve dhe fshihen në emër të tyre. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë e kuptojnë që pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur, të kuptojnë edhe një gjë që nuk ua thonë dot ambasadorët se ndoshta nuk i lënë tua thonë, ua them unë, ua kam thënë edhe atyre edhe palëve, pa zgjedhje, jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe me standardet më të mira, nuk ka e nuk do të ketë çelje të negociatave. Më besoni mua, unë jam esëll gjithë ditës, jo më tani në mëngjes”- ka thënë prerë Meta. Presidenti hodhi poshtë edhe zërat për dorëheqje, duke lënë të hapur gjithsesi mundësinë e shpërndarjes së parlamentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.