Beteja e fasadave nuk mbulon pasurimin e qeveritarëve
Kryeministri Edi Rama vijon të hedhë grepat për të peshkuar shqiptarët. Sot ai publikon foton e mësipërme me komentin e mëposhtëm:
Majtas Gjirokastra e djeshme e atyre që duan të na kthejnë mbrapa, me ulërima e me dhunë dhe djathtas, Gjirokastra jonë sot që kërkojmë një mandat të ri për të vazhduar përpara, me projekte e me punë
Është zakon gjashtë vjeçar ky panair multimedial me fotot si ishim dhe si jemi, duke retushuar nga preferenca jonë, me ndihmën e progresit, prapambetjen opozitare. Zoti Rama harron përherë se këto nuk janë arritje, por detyra për të cilat ai jep llogari, jo të këkrojë mirënjohjen tonë.
Ka gjashtë vjet që ky peshkim i ka ecur mbarë z. Rama. Por koha ndoshta ka ardhur që ne të shohim dhe krahasojmë mirëqenien e qeveritarëve, si ishin e si janë, si visheshin dhe si vishen, si i kanë shtëpitë dhe sa shtëpi kanë, ku i shkollojnë apo koshtërojnë kalamanët. Jo vetëm për të vlerësuar harmoninë mes pasurimit të Shqipërisë dhe ministrave dhe drejtorëve, por edhe për të kuptuar meritën dhe diferencën.
Add new comment