Votojeni partinë deri në ditën e gjykimit, por mos na dërdëllisni se jeni Ndryshe
Rilindja e pagëzoi qeverisjen me aferën 400 milionë të CEZ-it. Në mes të saj rezultoi ministri Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama.
Nga një aferë financiare përfundoi në një aferë shantazhi mes dy palëve dhe u mbyll.
Vazhdoi me aferën Doshi-Meta, kur dikush akuzonte se dikush tjetër donte ta vriste.
Vazhdoi me megaskandalin e hashashit që përfundoi me qidra milionë euro fitim dhe një ministër të Brendshëm që kishte ngatërruar makinën. Ishte kjo prezencë e OSBE-së që fliste për 3 miliardë dollarë jashtë sistemit.
Nuk po zëmë në gojë konçesionet sepse ato janë prezantuar si projekte zhvillimi të cilat ne të leshtët nuk i kuptojmë.
Tani del zarari i zgjedhjeve. Zarar që mbahet i pahetuar nga Prokuroria dhe ku rezultojnë të gjithë emrat e PS-së, ata që zhgrapsin tendera dhe kanë pushtet duke folur hapur për vjedhje votash.
Shokë socialistë! Votojeni partinë tuaj të dashur! Por mos na flisni më se jeni ndryshe nga Saliu, apo se bëni shtet. Ju, apo ata mbi Ju, thjesht vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Ky është projekti i vërtetë Juaji.
Add new comment