Një shije si do jenë zgjedhjet e 30 qershorit (Video)
Një shije sesi do jenë zgjedhjet e 30 qershorit vjen nga Tropoja ku policia bashkiake dhe mbështetës të opozitës hynë me forcë në KZAZ-në për të liruar ambjentet në zbatim të dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Policia nuk arriti të pengonte mësymjen e tyre duke qëndruar gjithsesi në ambjentet e brendshme.
Përplasje pati edhe në Shkodër ku punonjës së bashkisë së këtij qyteti dhe efektivë blu janë perplasur verbalisht për disa minuta pasi këta të fundit kanë tentuar të hynë në pallatin e Sportit, i përcaktuar nga KQZ-ja si ambjent për vendosjen e bazes materiale ne KZAZ-në nr 2.
Sakaq edhe Bashkia Lezhë përmes një shkrese drejtuar KQZ-së në zbatim të dekretit të Presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor ka kërkuar nga KZAZ-ja lirimin e ambjenteve të shkollës “Besëlidhja” deri në orën 16.00 të pasdites.
Add new comment