Informaliteti konkurron ekonominë legale
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/06/dreq_2019_06_18_12.jpeg?itok=hfP_g5bG)
Në një studim të Bankës Botërroe rezulton se rreth afro gjysma e ekonomisë sonë është informale. Në raportin “ Financierët si katalazitorë për rritjen në Ballkanin Perëndimor”, Banka Botërore thotë se 40% e firmave që operojnë në Shqipëri u duhet të konkurrojnë me bizneset jo formale, duke krijuar kosto për ta.
“Sipas të dhënave të fundit të vrjotimit të klimës së biznesit, konkurrenca me sektorin informal ishte problemi i dytë më i madh në Shqipëri. Më shumë se 40% e kompanive pranonin se konkurronin në një sektor informal. Binzeset e vogla e të mesme e kishin më të vështirë konkurrencën me firmat e paregjistruara se me ndërmarrjet e mëdha”
Banka Botërore shprehet se pikërisht ky lloj mjedisi në ekonomi ka bërë të vështirë financimin nga bankat, ku deri përpara një viti ndërmarrjet dorëzonin dy bilance, ndërsa qeveria u desh të vendosë rregulla në këtë fushë. Edhe njohuritë financiare nënvizon raporti, nga vetë pronarët e ndërmarrjeve janë të ulta.
Add new comment