Fluturon, fluturon Pjerini...
Në një shfaqje pocaqi e kanë kthyer shefat e vegjël të Rilindjes përkthimin simultan të hajdutërisë së votave në Dibër. Shefi i madh çau ferrën në Londër duke lëshuar pas cicërima pa vlerë ndërsa dallkaukët e tjerë të legjendës së purpurt po përrjmerrin një retorikë të shëtmuar se as nuk shiten dhe as nuk blihen dhe se këto episode që u publikuan nga "Bild" janë një tjetër keqkuptim apo keqinterpretim i fabrikuar.
Kuptohet, çoroditja nga dëshmitë audio të banditizmit elektoral (më pas ndoshta edhe me figurë) kanë bërë të veten dhe në këtë moment regjimi psiqik i Rilindjes është i paqëndrueshëm dhe kësisoj jo aq për t’u marrë seriozisht. Kështjella e vetme që mban në këmbë kurajon e Rilindjes është malinjiteti për të justifikuar korruptimin moral që karakterizon familjen e madhe puniste nga lart poshtë dhe anasjelltas.
Pjerin Ndreu, ish-deputeti që kandidon për bashkinë e Lezhës, modeli i një ish-polici që ka zbuluar se ka talentin politik për të magjepsur Edi Ramën guxoi të profanojë edhe gjuhën shqipe me përçartjen se nuk ka thënë ato që ka thënë. Gjithë Rilindja e kapur me presh në duar po bën Shvejkun për të mohuar një lojë kriminale me shqiptarët, jo si ajo që ndoshta zoti Rama e bënte kur ishte i vogël duke përsëritur togfjalëshin fluturon fluturon gomari...
Add new comment