Dekreti u ngrit në fluturim (Video)

Postuar në 10 Qershor, 2019 09:24

Ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti i Republikës ka dhënë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp argumentat për anullimin e datës së zgjedhjeve.

Ai tha se Presidenti është i vetmi autoritet kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe se anullimi i tyre bëhet në kushtet kur cenohet procesi elektoral dhe rrezikohet stabiliteti demokratik i vendit.

Sipas presidentit konflikti politik ka krijuar një situatë ekstreme  ku qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, ndërsa nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet.

Kreu  i shtetit thekson se eksiton rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme, pasi standardet e zgjedhjeve jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante. Ai shton më tej nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cënohet e drejta për të votuar. Meta thotë se shtyrja për një datë tjetër të dakordësuar nga palët, do të sjellë edhe zgjidhjen e krizës. Sipas tij anulimi i zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore. Dekretin për anulimin e 30 qershorit Meta e firmosi para kamerave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.