Provokimet dylekëshe të njeriut që shkatërroi Kushtetutën
30 vjet jan boll për t’i dhënë fund lojërave demokratike në dëm të shtetit demokratik
Kjo është një deklaratë e kryeministit Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale sot në Tiranë.
Zoti Rama e ka për strategji komunikimi mënyrën provokative. Sepse një njeri që kërkon të provokojë e bën këtë sepse nuk ka se çfarë të thotë realisht.
Nuk ka se çfarë të ofrojë dhe kërkon vëmendje me gjeste apo fjalë që shpërfillin llogjikën. Në këtë rast akuzën ndaj të ashtuquajturave “lojëra demokratike në dëm të shtetit demokrati” e bën dikush që shkatërroi Kushtetutën e vendit për axhendën personale, që shkatërroi sistemin e drejtësisë për axhendën personale, që shtyu zgjedhjet për frikën personale, që ka 21 vjet në pushtet dhe që ka zhbërë më shumë se çdokush tjetër arkitekturën dhe urbanistikën e kryeqytetit dhe që me lojërat me pronat është një ndër autorët e prishjes së paqes sociale.
Mëkat i madh për ata që votojnë për këtë hipokrit të suksesshëm që mban pas gënjeshtarë patologjikë si kryetari aktual i Bashkisë Tiranë.
Add new comment