Kryeministri i Kosovës: Të hiqet taksa edhe tarifa e skanimit në rrugën Durrës-Kukës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria të heqë taksën në “Rrugën e Kombit”.
“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha”, është shprehur Haradinaj në RTK.
Kërkesa e tij vjen ndërkohë që në Kosovë kanë qenë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të dy kundërshtarë të qëndrimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Mesazhi i Haradinajt vendos një kusht i vështirë për qeverinë shqiptare që e mbrojti me forcë koncesionin e rrugës Durrës -Kukës. Duket se dy qeveritë janë të ndara qartazi për çështje që në thelb prekin dominimin e skencës shqiptare dhe duket se do të çojnë në përballje të fortë që mund të përcaktojnë fatin politik të paktën të Hashim Thaçit.
Add new comment