Kosova është e paqartë për historinë e vet

Postuar në 17 Maj, 2019 02:24

Në Kosovë ka shpërthyer një lloj histerie pas publikimit të fotove nga ana e deputetes Flora Brovina. Nëse lexon mediat e Kosovës të krijohet përshtypja se pa folur kanë mbetur vetëm burgaxhinjtë, pasi aradhat e kritikëve dhe autokritikëve nuk kanë të numëruar.

Por mes tyre dalllohen dy grupe: të parët janë ata që thonë se publikimi i fotos ku duket një femër që përdhunohet nga ata që dyshohet se janë ushtarë serbë në prani të familjarëve, është shkelje e privatësisë dhe të drejtave, apo se ajo provokon sentimente të caktuara dhe grupi i dytë ata që vënë në diskutim autenticitetin e fotos.

Është e pabesueshme sesi në një vend si Kosova që do me çdo kusht të zërë vend mes familjes së kombeve dhe ngërthen në vetvete një episod tragjik të historisë së afërt të Europës, ka frikë dhe komplekse të flasë për krimet që janë kryer mbi një popull të tërë. Është e pakuptueshme sesi dokumentimi me foto, video  dëshmi, muze, libra, filma, dokumentarë e çdo gjë tjetër nuk është ngritur në politikë shtetërore në këtë vend, në mënyrë që kushdo që sot në Europë predikon politika të caktuara apo shpik shtëpi të verdha dhe jeshile, të ketë të paktën shumë të kushtëzuar cinizmin me të cilën vihen në veprim qëndrime të caktuara.

Dikur Ibrahim Rugova thoshte se nuk do ta hiqte shallin derisa Kosova të jetë e lirë. Gjeste simbolike të tilla janë të dobishëm: ndoshta edhe Presidenti i Kosovës, ky që është sot, ia vlen të hiqet të paktën njëherë sikur me të vërtetë ka ndonjë ndjesi dhe të deklarojë se nuk do t’i japë dorën asnjë presidenti apo politikani serb nëse Serbia nuk kërkon ndjesë zyrtare për Genocidin që donte të kryente në Kosovë. Sigurisht është shumë të presësh gjëra të tilla nga një njeri si Hashim Thaçi, ndërkohë që Kosova e ka modelin që duhet të ndjekë: hebrejtë. Por edhe boshnjakët.

Sot Europa e ka shumë të vështirë të pranojë dhe të propagandojë masakrat ndaj boshnjakëve, ndërkohë që i ka hapur rrugë ambicive politike serbe pa e kushtëzuar këtë me një proces edhe moral përveçse politik. Nën përgjegjësi vijnë këtu edhe mediat e huaja që e shohin Kosovën në një pjesë të madhe si pjesë të politikave amerikane të ngjashme me ato në Irak, duke harruar se Kosova është në Europë. Sot e kësaj dite në mjaft vende të Europës po mohohet edhe Holokausti, si presin atëherë kosovarët që dikush të kujtohet për ta?

Janë të gjitha arsyet pra që denoncimi i politikës shtetërore serbe dhe rolit të Kishës në të të kthehet në politikë shtetërore nga Kosova, në vend se kërpudhat e moralistëve dhe frikacakëve që kujtojnë se dhunimet janë çështje private, kur ato janë lëndë e parë e një historie morale dhe edukimi të një kombi dhe rajoni, të lejohen të dalin e instrumentalizojnë edhe këto tema.

Grupi i dytë është edhe më qesharak nga i pari. Shembull i qartë i shndërrimit të kodeve të një shoqërie që nuk arrin dot të shquajë në hapësirën publike asnjë pulsim të identitetit të vet, por veç bacile të një shoqërie civile që jeton, gjallon dhe vepron me klishetë shkollareske apo të kurseve të verës, fondacioneve dhe gjithfarë koniunkturash. Fotoja edhe nëse është e rreme, edhe nëse është infiltruar nga të tjerë, ka hapur një debat të cilin klasa politike e Kosovës, hajdute dhe bandite deri në çudi, ka dashur ta mbyllë edhe për shkak se ka llogari të vetat me Gjykatat Speciale.

Ky element, pra frika e dikujt në këtë histori, duhet hetuar nga mediat, por kjo nuk e zhbën në asnjë rrethanë peshën e Genocidit serb. I cili është prioritet moral për një shtet që po ndërton themele.

Dhe fotoja ka krijuar edhe një klimë emocionale që ia heq dikujt në Prishtinë apo Tiranë atë zellin e pashpjegueshëm për pajtim të pakushtëzuar me Serbinë, të cilin e fsheh pas eufemizmave boshes i modeli franko-gjerman apo nevoja për paqe. Paqja nuk vjen pa të vërtetën. Në Beograd është një qenie që i quan shqiptarët shiptari ndaj të cilit ka nevojë që Prishtina zyrtare të bëjë notë. Jo se do ndodhë diçka, por të gjitha këto janë pjesë e luftës së nervave dhe nevojës që Beogradi të edukojë veten dhe të kuptojë se nuk është më Jugosllavia e përkëdhelur e perëndimit, sado që ende mund të shpresojë te çirakët e Tiranës komplekset e të cilëve nuk zhbëhen kollaj.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk po merret vesh tashme se cili dhe kur quhet genocid!?
Sepse ne parametrat e nje lufte viktima ka gjithmone. Sipas website tuaj dhe Flores kosovare (po te krahasohet), pushtimi i Irakut, Afgznistanit dhe Libise do te ishin super mega genocid qe i kalojne 1000 here bombat atomike te Nagasaki dhe Hiroshima.
Keshtu, mos u lodhni kot se Bota ka "genocide" me te tmerrshme se keto tuajat.

Submitted by redaksia on

As ti mos u lodh me Ne. Nuk ka genocide me te tmerrshme se disa te tjere. Ose ka genocid, ose nuk ka. Pa metra krahasues. Ne Kosove duhet ta thote qeveria dhe Parlamenti nese ka genocid serb, pra nje projekt per asgjesim dhe pastrim etnik. Fotoja eshte deshmi e nje krimi, jo e genocidit, nuk ka thene kush te kunderten. 

Dhe ne Irak, Afganistan dhe Libi, nuk ka genocid nga Perendimi pasi nuk ka asnje planifikim per vrasje ne mase dhe asgjesim komunitetesh, Viktima po, ose ndoshta edhe vete akti i luftes dhe nderhyrjes mund te quhet kriminal, por jo projekti. 

Dhe meqe u hap diskutimi: Serbet jane nje popull me nje shtet qe po aq sa kane pesuar krime, aq edhe kane kryer. Por zakoni i te qenit i perkedhelur nuk funksionon me. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eshte e vertete per sa cek ne paragrafin e fundit. Por mos harro se as kosovaret nuk jane engjej. Nje shkrimtar amerikan qe nuk me kujtohet emri, e pershkruan Ballkanin si nje gadishull ku popujt jane ne gare se kush e cili do te shfaros me shume nga tjetri.
Sa per Irakun, une e quaj Genocid, vrasjen dhe shpenguljen e miliona Kristianeve irakien mbas pushtimit te ketij vendi. Fajin e ka DASH dhe kukullat qe ky department vendosi mbas vrasjes se Sadamit

Submitted by Anonymous (not verified) on

P.S
Ajo foto eshte marre nga filmat porno, ku montazh jane ushtaret amerikane ne Irak. Kjo Flora ka rrjedhur nga trute pasi thote se e njeh vajza. I bie qe Flora ose eshte producente ose bashkeaktore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.