Rezoluta për genocidin serb, Flora Brovina publikon foton e përdhunimit nga ushtarët serbë

Postuar në 16 Maj, 2019 12:57

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka publikuar një fotografi tronditëse ku sipas saj shfaqen ushtarë serbë që përdhunojnë një grua nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999. Në foto paraqiten tre ushtarë që përdhunojnë gruan, ndërkohë që në sfon duken njerëz të mbajtur nën grykën e armës nga një ushtar tjetër.

Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse. Është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura. Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuara kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës. Askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale

është shprehur ajo.

Brovina ka deklaruar se gruaja që është viktimë e këtij akt është gjallë dhe se ajo është e gatshme të dëshmojë. Publikimi i fotos është bërë ndërkohë që Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare për votimin e Rezolutës për genocidin serb gjatë Luftës në Kosovë

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Deri tani ne gjume! Kaq vite dhe ne vend te ngritjes se akuzave ne Prokurori dhe Gjykate, vetem bla-bla-bla!

Submitted by Taras (not verified) on

Me kete te ashtuquajtur resolute ky parlament kerkon te mbuloje krimet e pas luftes nga bandat e Thacit dhe te Djokovicit qe, me shume u vrane ndermjet vete se sa vrau milicia e Serbise.
Po ashtu, kerkohet mbulimi i krimeve karshi komunitetit Serb e Goran dhe spastrimi etnik i Kosoves nga pakicat etnike sidomos nga serbet.
Jane me dhjetera serbe te humbur dhe te vrare nga bandat e mesiperme e sidomos nga ato teKryeministrit te tanishem. Biles ka edhe kosovare te, kidnapuar qe nuk gjeten dot.
Para disa vitesh, nje reporter anglez botonte nje artikull ku tregonte se si langojte e Ramushit te shfarosin pa e ditur njeri nese behesh kundershtar i tij.
Jo me larg se disa muaj, nje hoxhe u detyrua te fshihej pasi cakenjte e Ramushit donin ta zhduknin vetem pse ky i pari shkroi ne Facebook qe "xhenazen e babait te ketij te fundit ta bekonin Prifterinjte Katolike......"

Kjo eshte Kosova e sotme, njesoj si ne Lawless wild West.

Ja nje link ku tregon per Ramushin
https://www.theguardian.com/world/2000/sep/10/balkans.internationalcrime

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.