Kryeministri: Dako dhe Sejdini u tërhoqën vetë. U ndërgjegjësuan se ishin konsumuar
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën për shtyp me gazetarët se Qazim Sjedini dhe Vangjush Dako janë tërhequr vetë nga rikandidimi.
Jeni të lirë ta besoni ose mos ta besoni, por Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako janë tërhequr vetë prej kohësh. Tre mandate në Elbasan dhe Durrës, dy qytete të rëndësishme, janë shumë, shumë. Ka një konsum të jashtëzakonshëm
ka thënë kryeministri.
Zoti Rama ka komentuar këto “zhvillime” për të thënë se ikja e Dakos dhe Sejdinit nuk ka të bëjë me dosjen 339 apo me akuzat që u bënë ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, por ajo lidhet me ndërgjegjen e këtyre të dyve. Pra u konsumuan dhe ikën vetë.
Paradoksi i këtij lloj interpretimi është në faktin se ai thuhet nga një njeri që jo vetëm kandidoi për tre mandate, por është aktualisht për dy mandate kryeministër i Shqipërisë. Vallë z. Rama nuk u konsumua? Nuk është bërë ai i padurueshëm edhe me numrin e daljeve mediatike përmes të clave flet në emër dhe për të gjithë shqiptarët? Ndoshta jo, sepse në tabelën e materialeve ai ndoshta hyn te kauçuku ose alumini që nuk i gjen gjë nga ndryshku dhe më e rëndësishmja marrin çdo formë lehtësisht. Kjo shpjegon edhe pse qenia e këtij njeriu në krye të PS-së nuk diskutohet ndonjëherë.
Ta lëmë mënjanë aktin qytetar të Dakos dhe Sejdinit, sepse nuk i beson kush. Dhe të pyesim: nëse këta të dy do të rikandidonin, a do të fitonin sërish? Këtë mund ta thotë z. Rama? E thotë apo jo, e sigurtë është se këta të dy do t’i merrnin padyshim votat e socialistëve, pasi ne e dimë se besimi i socialistëve te menuja e Partisë nuk oksidohet asnjëherë. Ndaj "Shame on Dako and Sejdini" që mendojnë se janë konsumuar!
Add new comment