Komisioni Europian paralajmëron Rumaninë: Mos mbroni të korruptuarit ose do keni sanksione

Postuar në 14 Maj, 2019 15:04

Komisioni Europian ka kërcënuar qeverinë e Rumanisë se do të ndërmarrë masa të forta ligjore nëse nuk anullohen ligjet që cenojnë pavarësinë e gjykatave dhe luftën kundër korrupsionit. Komisioni i ka nisur një letër Bukureshtit zyrtar përmes zv. presidentit të Komisionit, Frans Timmermans ku shprehet shqetësimi për disa amendamente në Kodin Penal që krijojnë de facto pandëshkueshmëri për krimet.

Rumania i shtohet kështu Hungarisë dhe Polonisë që janë vendosur nën hetim të posaçëm për zbatim të ligjit që mund të çojë teorikisht në heqjen e të drejtës së votës në BE. Masa të ngjashme mund të merren edhe për Rumaninë. Agjencia Reuters citon diplomatë të lartë të BE-së të jenë shprehur se qeveria rumune po minon zbatimin e ligjit për qëllimin e vetëm të shpëtimit të liderëve të korruptuar nga burgu.

Nëse Bukureshti vazndon në këtë shteg të rrezikshëm, pjesëmarrja në zonën e lëvizjes së lirë të Shengenit do të mbetet një ëndërr. Cenimi i zbatimit të ligjit rrezikon shpërndarjen e më shumë se 30 miliardë eurove…të përcaktuara në buxhetin e BE-së për vitet pas 2021

citohen burimet diplomatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.