Tatarët e Krimesë fshijnë nga librat e historisë bashkëpunimin me Hitlerin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/05/TASS1226343_2019_05_10_16.jpg?itok=18wAExuJ)
Tatarët e Krimesë do të rishikojnë tekstet e historisë duke hequr prej tyre pjesë që i asociojnë ata me forcat naziste. Në tekstet e historisë së klasës së 10-të shkruhet ndër të tjera se:
20 mijë tatarë të Krimesë shërbyen me ushtritë hitleriane dhe 14 mijë të tjerë luftuan kundër partizanëve sovjetikë në Luftën e Dytë Botërore
Për të shmangur çdo keqkuptim dhe konflikt etnik, Këshilli i Tatarëve të Krimesë, që është pro Moskës, ka vendosur ta heqë këtë pjesë nga tekstet e historisë. Çështja është shumë e ndjeshme për shkak të represionit sovjetik mbi tatarët, Stalini deportoi përtej Uraleve më shumë se 190 mijë tatarë si simpatizantë të nazistëve dhe shumica e tyre u lejuan të ktheheshin ën Krime vetëm në periudhën e fundit të Luftës së Ftohtë.
Popullsia turke përbën 15% të popullsisë së Krimesë dhe ajo i është kundërvënë në masë aneksimit të gadishullit nga Rusia, ndonëse në vitin 2014, presidenti rus, Vladimir Putin dekretoi rehabilitimin e tyre.
Comments
Njesoj si shqiptaret qe kane
Njesoj si shqiptaret qe kane fshire nga lenda e mesimdhenies se historise bashkpunimin dhe bashkeqeverisjen e tyre ne Perandorine Osmane.
Add new comment