Konkurs edhe për Kryetarin e Komitetit për Pakicat Kombëtare
Dikur ishte Komisioni Shtetëror i Minoriteteve, por me ndryshimet ligjore të 2017 quhet Komiteti Për Pakicat Kombëtare. Në mbledhjen e të mërkurës, qeveria publikoi edhe procedurat e përzgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të komitetit për pakicat kombëtare, të cilat ndryshojnë nga ato të mëparshmet.
Nëse kryetari i Komisionit Shtetëror të Minoriteteve zgjidhej drejtëpërdejtë me propozim të kryeministrit, me ndryshimet ligjore do të përzgjidhen dy kandidatë për kryetarë me konkurs, ndërsa më pas do jetë kryeministri që do enërojë atë që do i duket më i përshtatshëm.
VKM-ja në fjalë ka edhe disa specifikime për kandidatët ku thuhet se kandidatët duhet të jenë personalitete të shquara, me kontribute të spikatura në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare dhe të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në këtë fushë.
Po ashtu nëse me ligjin e vjetër anëtarët emëroheshin nga Kryeministri pas propozimit nga Kryetari, tani të drejtën e propozimit të një kandidati për pozicionin e anëtarit të KPK-së e gëzon çdo shoqatë ose çdo individ që ka rekomandimin e të paktën pesë individëve, nga personalitete me kontribute të pakicës kombëtare përkatëse. Komiteti është organ konsultativ i qeverisë në lidhje me cështjet dhe problematikat që kanë të bëjne me të drejtat e minoriteteve në Shqipëri.
Add new comment