Presion BE-së nga Tirana për anëtarësim të shpejtë

Postuar në 09 Maj, 2019 18:26

Thirrje Bashkimit Europian ta konsiderojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor një proces me rëndësi gjeopolitike bënë sot nga Tirana 8 presidentitët e vendeve të rajonit. Në deklaratën e përbashkët në përfundim të samitit të Brdo-Brijunit theksohet se ky hap lidhet jo vetëm me sigurinë e rajonit, por edhe të Europës.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Europian të konsiderojë zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor si një çështje me rëndësi gjeopolitike, duke pasur parasysh se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në sistemin europian të vlerave është një faktor i rëndësishëm edhe për vetë stabilitetin e përgjithshëm europian. Kjo nuk përjashton detyrimin e vendeve kandidate për të zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim të plotë në të. Ne besojmë se është reciprokisht e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, që standardet të respektohen dhe procesi i negociatave të bëhet më fleksibël si dhe më i shpejtë”- thekson deklarata.

Një prej detyrimeve për anëtarësim sipas deklaratës është zgjidhja e çështjeve ende të hapura dypalëshe mes fqinjëve në rajon. Sipas tyre, të gjitha çështjet e hapura do të zgjidhen në mënyrë paqësore, nën frymën e respektit dhe të bashkëpunimit reciprok.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Hap negociatat, se do te qelloj me gure, po te thom!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.