Menstruimi dhe Holokausti

Postuar në 30 Prill, 2019 00:35
Jo-Ann Owusu - University of Warwick

 

Menstruacionet janë një temë që rrallë vjen në mendje kur mendojmë për Holokaustin dhe si e tillë ajo është shmangur përgjithësisht nga fusha e kërkimit historik. Kjo është për të ardhur keq, pasi periodat  janë një pjesë qendrore e përvojës së një femre. Dëshmitë gojore dhe kujtimet tregojnë se femrat ndiheshin të turpëruara të diskutonin menstruacionet gjatë kohës së qëndrimit të tyre në kampet e përqendrimit, por në të njëjtën kohë, ato vazhdimisht e risillnin atë argument, duke kapërcyer stigmën që i bashkëngjitet.

Menstruimi është parë si një problem tipkikisht mjekësor për t’u mposhtur, më shumë se një shfaqje natyrore dhe një pjesë e jetës. Historianë të mjekësisë, p.sh, kanë hulumtuar eksperimentet për sterilizimin të realizuara me forcë në Auschwitz.  Sabine Hildebrandt ka ekzaminuar kërkimin e patologut Hermann Stieve, që eksperimentoi mbi të burgosurat politike femra që prisnin të ekzekutoheshin në Plötzensee. Stieve vëzhgoi efektet që stresi kishte mbi sistemin riprodhues. Në mënyrë të ngjashme, Anna Hájková ka shkruar për kërkimet e të burgosurit hebre, mjekut František Bass në kampin e Terezinës në Çeki, mbi amenhorrean, humbjen e menstruacionit, që përqendrohet mbi atë sesi kjo shkaktohej nga shoku i burgosjes. Është interesante gjithësesi se thuajse i gjithë studimi i tij merrej me ovulimin dhe mungesën e tij, më shumë sesa me menstruimin, ndonëse të dyja proceset janë pjesë e të njëjtit funksion biologjik.

Periodat e ndikonin jeën e viktimave femra të Holokaustit në shumë mënyra: për shumë prej tyre, menstruimi ishte i lidhur me turpin e gjakosjes në publik dhe diskomfortin për t’u marrë me të. Periodat po ashtu i shpëuan femrat nga agredimi seksual. Po kështu, amenorrhoea mund të jetë një burim ankthi: për fertilizimin, implikimet në jetën e tyre pas kohës së kampit dhe për mundësinë e të paturit fëmijë në të ardhmen.

Një argument i shumëcituar nga studiuesit e Holokaustit, i krijuar nga Hannah Arndt, është se regjimi totalitar i kampeve e theu solidaritetin njerëzor, duke i kthyer ato në vende shumë të izoluara.  Por në të kundërt të këtij opinion, është ai se periodat mund të nxisin momente lidhjesh dhe solidariteti mes të burgosurave: shumë gra të vjetra në moshë ndihmuan adoleshentet që përjetuan periodat e para pasi familja e tyre ishte vrarë. Kur ne kërkojmë për këtë, shumë prej të mbijetuarave flasin me mendje të hapur për periodat e tyre. Të kesh apo jo perioda mund të përcaktojë përvojën ditore në kampe.

Çfarë është një femër?

Pas deportimit në kampe dhe geto, shumë viktimave femra të Holokaustit, në atë kohë në moshë riprodhimi, u pushuan së ardhuri menstruacionet. Shumë prej tyre kishin frikë se do të mbeteshin sterile pasi trupi i tyre do të dhunohej apo vihej në punë deri në kufijtë e vet fizikë, duke e bërë kështu lidhjen e brendshme mes periodave dhe fertilitetit, të dukshme dhe qendrore në jetën e tyre. Gerda Weissman, me origjinë nga Bielsko e Polonisë dhe vetëm 15 vjeç në kohën e burgosjes, reflektonte më vonë duke u shprehur se një arsye kyçe pse donte të mbijetonte ishte sepse ajo donte të kishte fëmijë. Ajo e përshkruante këtë si një “obsesion”. Ngjashmërisht, publicistja franceze, luftëtarja e Rezistencës dhe e mbijetuar nga Auschwitz, Charlotte Delbo përmend një diskutim që nisi në një dhomë mbushur me femra:

Është acaruese që të mos kesh ato periodat e pista…Nis të ndihesh si një grua e vjetër. Irena e Madhe me ndojtje pyeti: “Dhe çfarë nëse ato nuk vijnë më pas kësaj?” Pas fjalëve të saj një valë tmerri u përplas mbi ne…Katoliket bënë kryqin, të tjerë kënduan Shema; secila u përpoq të hiqte këtë mallkim që gjermanët mbanin mbi ne: sterilitetin. Si mund që dikush të flinte pas kësaj?

Këto reagime reflektonin diversitetin kulturor dhe fetar, duke dëshmuar se pavarësisht besimit, kulturës apo kombësisë, ai mbetej një shqetësim që i prekte të gjitha. Historiania e letërsisë së Holokaustit, S. Lillian Kremer, ka argumentuar se frikës së infertilitetit i shtohej edhe pasiguaria e të burgosurave nëse fertiliteti do të kthehej nëse ato mbijetonin, duke e bërë humbjen e menstruacioneve një “sulm të dyfishtë psikologjik” mbi identitetin e femrës.

Me hyrjen në kamp, të burgosurave u jepeshin rroba gjithfarëshe dhe u rruhej koka. Ato humbisnin në peshë, përfshirë legenin dhe gjoksin, dy zona që janë të asociuara zakonisht me feminilitetin. Dëshmi gojore dhe kujtime tregojnë se të gjitha këto ndryshime i sfidonin femrat që të vinin në pikëpyetje identitetet e tyre. Duke reflektuar për kohën që kaloi në Auschwitz, Erna Rubinstein, një hebreje polake  17 vjeç kur ishte në kamp, pyet në kujtimet e veta, “I mbijetuari te të Gjithë Ne: Katër motra të reja nën terrorin e Holokaustit(1986): “Çfarë është një femër pa lavdinë në kokën e saj, pa flokët? Një grua që nuk menstruon?

Është vetëm për shkak të komercializimit të një shfaqjeje fizike natyrale që ne sot kemi burime të tilla si lines dhe tampon që janë krijuar specifikisht për lehtësimin e “inkoveniencës” së menstruimit. Terma të tillë si “pajisje sanitare” tregojnë se menstruimi trajtohet si shqetësim për higjenën dhe shëndetin – diçka për t’u sanitarizuar. Realiteti në kampe, gjithësesi, e bënte të vështirë fshehjen apo shmangien e menstruacioneve. Natyra e papritur publike e tyre i kapi shumë femra të papërgatitura dhe i bëri të ndiheshin të tjetërsuara. Një tjetër pengesë ishte mungesa e leckave dhe e mundësive për t’u larë. Trude Levi, një mësuese infermierie, asokohe 20 vjeç, kujton më vonë: “Ne nuk kishim ujë të laheshim, nuk kishim të brendshme. Ne nuk mund të shkonim askund. Çdo gjë na ngjiste dhe për mua kjo ishte gjëja më dehumanizuese”.

Shumë femra kanë folur për atë sesi menstrukmi pa asnjë mjet të nevojshëm i bënte të ndiheshin qenie nënnjerëzore. Është “pisllëku” specifik i menstruimit dhe fakti se gjaku menstrual i shenjonte ato si femra, që më shumë se çdo gjë tjetër i bënte ato të ndiheshin sikur ishin niveli më i ulët i njerëzimit.

Poshtërimi shtyhej më tej nga beteja për të gjetur lecka. Julia Lentini, një 17 vjeçare rome nga Biedenkopf në Gjermani i kaloi muajt e verës duke udhëtuar me prindërit dhe 14 vëllezërit dhe motrat e veta. Ajo u vendos në kuzhinë gjatë kohës që qëndroi në Auschwitz – Birkenau dhe më vonë në Schlieben. Ajo flet në dëshminë e vet sesi femrat duhet të mësonin truke të ndryshme mbijetese kur vinte puna te menstruacionet në kamp.

Merrje këmishën e brendshme që të jepnin, e grisje dhe bëje lecka të holla dhe is hikoje këto lecka të vogla sikur të ishin flori…i shpëlaje nga pak, i vendosje nën dyshek dhe i thaje që askush të mos i vidhte leckat e vogla”.

Leckat ishin të çmuara dhe duke qenë të tilla, nuk i shpëtonin vjedhjes. Disa njerëz i zëvendësonin ato me materiale të tjera.  Gerda Weissman kujton: “Ishte një gjë e vështirë sepse nuk kishe asnjë nga mjetet që njohim. Duhet të gjeje copa të vogla letre dhe gjëra të tilla në banjo”.

Mund të thuhet se kishte një mikroekonomi leckash. Ashtu siç vidheshin, ashtu edhe jepeshin borxh apo tregëtoheshin. Dëshmia e Elizabeth Feldman de Jong vë në dukje vlerën e leckave të dorës së dytë. Pak kohë pasi arriti në Auschwitz, asaj i ikën periodat. Motra e saj gjithësesi, vijoi të kishte cikël mujor të rregult. Eksperimente që përfshinin injeksione në mitër ishin të zakonshme, por nëse një femër ishte gjatë ciklit, doktorët shpesh e shmangin operimin e saj, pasi e mendonin shumë të ndërlikuar dhe të bezdisshme. Një ditë, Elizabeth u thirr për një operacion. Nuk kishte rroba të pastra pasi mundësitë për të larë ishin të kufizuara, kështu që Elizabeth veshi mbathjet e së motrës dhe u shfaq para doktorit duke i thënë se ishte me zakone. Ai refuzoi ta operonte. Elizabeth kuptoi se ajo mund të përdorte situatën e së motrës për të shpëtuar veten nga eksperimentimi dhe kështu bëri tri herë të tjera në Auschwitz.

Turp dhe shpëtim

Disa adoleshente i përjetuan periodat e para vetëm, në kampe, të ndara nga familjet e tyre. Në raste të tilla, të burgosurat në moshë më të madhe dhanë ndihmë dhe këshillim. Tania Kauppila, një ukrainase e burgosur në kampin e Mühldorf, ishte 13 vjeç kur i nisën periodat. Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte dhe qau shumë. Ishte e frikësuar se mos do vdiste dhe nuk dinte se çfarë të bënte. Një grua më e vjetër në kamp e mësoi atë dhe të tjerat si ajo për periodat. Vajzave u mësohej sesi të menaxhonin situatën dhe se çfarë u duhej të bënin në mënyrë që të përballej fluksi i gjakut. Ishte një proces mësimi i ndryshëm nga ai që do kishin në shtëpi: “Përpiqeshe të vidhje një copë letër kafe, kupton, nga çantat dhe të bëje ç’të mundje”, kujton Kauppila.

Kjo histori përsëritet në shumë dëshmi gojore. Shumë jetime të mbijetuara sapo kishin nisur të asistoheshin nga gratë më të vjetra, që morën rolin e motrës dhe nënës, përpara se të përjetonin potencialisht amenorrhoea; gratë më të vjetra i humbën periodat e tyre brenda dy apo tre muajve të parë të burgosjes.

Studiuese feministe si Sybil Milton kanë vënë në dukje “familjet e kampit” që u formuan nga femrat. Është mbresëlënëse gjithësesi se nuk është shkruajtur ende për motërzimin!!!(sisterhood) e menstruacionit. Siç vë në dukje Lentini, nësëe një vazjë ka periodën e parë dhe nuk di me kë të flasë, një grua më e vjetër se ajo, do t’Ia shpjegonte zakonisht “shumë thjesht”. Njëzet vjeçarja hungareze Vera Federman kaloi disa kohë në Auschwitz dhe Allendorf. Ajo dhe një shoqja e vet ishin të afta të gjenin një punë në kuzhinë, një punë kjo e çmuar. Duke ngrënë më shumë patate ato i sillnin periodat e veta dhe mandej vidhnin lecka nga rojet femra. Kjo vjedhje sigurisht i rrezikonte shumë ato(pa përmendur rrezikun për humbjen e punës), por Federman thekson solidaritetin me shoqen e vet teksa bëheshin bashkë për ta ndihmuar njëra – tjetrën. Në botën shpesh të dhunshme të kampeve, femrat më të mëdha në moshë ishin të gatshme të ndihmonin dhe edukonin vajzat e reja, duke mos kërkuar asgjë në këmbim.

Në kampe u krijuan rrjete gjinore të mbështetjes dhe ndihmës. Arendt shkruajti se “kapmet janë krijuar jo vetëm për të shfarrosur njerëzit dhe degraduar qeniet njerëzore, por gjithashtu ato I shërbejnë eksperimentit të kobshëm të eliminimit, nën kushte shkencore të kontrolluara, spontaniteti vetë si një shprehje e sjelljes njerëzore”. Solidariteti femëror i nxitur nga përvoja e përbashkët e menstruimit na rrëfen një tjetër histori.

Pas çlirimit, shumica e atyre që vuajtën nga amenorrhoea gjatë kohës së qëndrimit në kampet e përqendrimit, eventualisht nisën të kishin sërish cikël menstrual. Rikthimi i periodave ishte një rast i gëzuar për shumëkënd. Amy Zahl Gottlieb, lindur në Londër, ishte në moshën 24 vjeçare anëtarja më e re e Njësisë së parë Hebreje të Zbutjes së Pasojave(Relief) dërguar jashtë vendit. Ndërsa fliste për punën e saj me anëtarët e kampit të çliruar, në intervistën e saj me Muzeun e Kujtesës së Holokaustit në SHBA, Gottlieb përshkruante sesi femrat nisën të kishin sërish jetë normale dhe të mesntruonin sërish; ato ishin të çliruara që ishin të afta për fëmijë. Menstruimi u bë simbol i lirisë së tyre. Një e mbijetuar ka folur për të si “rikthim i femërsisë sime”.

Studimi i menstruacionit, një çështje që deri më tani është perceptuar si e parëndësishme, apo edhe e shpifur, na ofron jë pamje më të hollësishme të përvojës së femrës gjatë Holokaustit. Ne mund të shohim sesi nocionet e menstruacionit, përdhunimit, sterilitetit dhe motërizmit ndryshuan në kampe. Duket se periodat, një temë e stimatizuar për një kohë të gjatë, u bë disa herë, në hapësirën e pak muajve,  një temë legjitime për femrat në kampe. Duke ndjekur kthimet e fundit në historinë e kulturës, historinë e ndjesive dhe historinë e trupit, ne kemi nevojë gjithashtu të njohim menstruacionin si të vlefshëm dhe përkufizim të përvojës së viktimave gjatë Holokaustit.

Burimi: History Today

Përshtatja shqip: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.