Pashka, një mesazh shprese kundër korrupsionit dhe arrogancës
Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërië ka përcjellë sot mesazhin e Pashkës e cila kujton ngjalljen e Krishtit, triumfin e jetës mbi vdekjen dhe mesazhin e përjetshëm të paqes.
Ngjallja forcon shpresën që të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni, gënjeshtra dhe arroganca që e vrasin paqen duke çuar shoqërinë në dekadencë. Gjithashtu shpresa pashkale na jep fuqi dhe na siguron se me anë të ndriçimit të Krishtit do të gjenden faljet shpëtimtare nga rrugët e shumëllojta pa krye; politike, kishtare, sociale që na mundojnë
shprehet Janullatos.
Add new comment