Stërvitje e zgjeruar e NATO-s në Maqedoni
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/04/7244770585cc0159b5a1e3724248487_v4big_2019_04_24_14.jpg?itok=Tg2cqS00)
NATO do të zhvillojë një stërvitje të gjerë në Maqedoninë e Veriut në datat 20 maj – 15 korrik 2019. Stërvitja quhet Guardian Angel dhe ajo financohet nga Komanda Amerikane në Europë. Sipas mediave serbe stërvitja përfshin 27 mijë ushtarë me objektiv primar stërvitjen e forcave rajonale dhe atyre të SHBA-së për t’iu përgjigjur krizave eventuale në rajonin e Ballkanit dhe Detit të Zi.
Stërvitja do të zhvillohet edhe në vende si Rumania, Bullgaria ndërkohë që sipas organizatorëve ajo synon të dërgojë një mesazh për prezencën e NATO-s dhe SHBA-së në zonë.
Në stërvitje do të marrin pjesë edhe ushtarakë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Lituania.
Add new comment