Vdes kryeagjenti i Mosadit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/03/eichman_2019_03_24_16.jpg?itok=WX1404Ix)
Vdiq në moshën 92 vjeçare, Rafi Eitan, agjent veteran i Mossad-it, i cili udhëhoqi operacionin për rrëmbimin e ish-arkitektit nazist të Holokaustit, Adolf Eichmann. Eitan kishte luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e para të shërbimeve të inteligjencës izraelite.
Në vitin 1960 ai u vu në krye të operacionit të Mosad që vuri në pranga Adolf Eichmann, i cili jetonte në Argjentinë nën një identitet të rremë. Eichmann u gjykua në Izrael dhe u dënua me vdekje në vitin 1961.
"Ne kemi humbur një luftëtar trim, kontributi i të cilit për sigurinë e Izraelit do të mësohen nga brezat e ardhshëm"-tha Presidenti izraelit, Reouven Rivlin. Po ashtu agjenti ishte i përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit në reaktorin bërthamor irakian, Osirak.
Add new comment