Kryesia e PS-së: Veliaj nuk është i vetmi kandidat për Bashkinë e Tiranës
Sot Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e vet e cil aka përcaktuar axhendën e Kongresit të 23 marsit. Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla tha ndër të tjera pas mbledhjes:
Përzgjedhja është nisur mes konsultime para 8 muajsh, jemi në aleanca bashkëqenieje me njerëzit, kemi bërë konsultim me komunitetet. Kemi lista kandidaturash alternative në 61 bashki, sot ende vijon proces vlerësimi mes sondimit të kandidaturave në komunitet për të arritur në më përfaqësuesit dhe garantojnë mirëqeverisjen vendore. Procesi është drejt përfundimit, do kemi gati shumë shpejt 61 kandidatët tanë
Ndërkohë që mediat kanë raportuar se në Kongres nuk do të publikohen emrat e kandidatëve, çka do të thotë se emri i Erion Veliajt mbetet i pakonfirmuar për një mandat të dytë. Presion, procedurë, apo hollim i vlerës politike të kryebashkiakut të Tiranës? Mbetet për t’u parë por nëse shohim mënyrën sesi z. Rama u soll me ish-beniaminët e vet, Gjiknuri-Bushati, kuptohet se pranimi i çdo detyre është kriteri për t’u sprovuar në parti, ndërkohë që z. Veliaj deri më tani ka patur një karrierë lineare në ngjitje.
Add new comment