Biçim diplomatët e Tiranës
Në Wikipedia, termi Diplomaci përkufizohet kështu:
Arti dhe praktika e drejtimit të negociatave mes përfaqësuesve të shteteve. I referohet zakonisht diplomacisë ndërkombëtare, drejtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare përmes përballjes së diplomatëve profesionistë
Në Enciklopedinë Britanike i njëjti term gjen këtë shtjellim:
Metodë e vendosur për të ndikuar vendimet dhe sjelljen e qeverive të huaja dhe popujve përmes dialogut, negociatave dhe mjeteve të tjera që nuk përdorin dhunën apo luftën. Praktikat diplomatike moderne janë një prodhim i sistemit shtetëror europian post-Rilindje
Në këtë zë, EB shton se në shekullin e 20-të këto praktika njohën edhe elementë të tjerë si përfshirje në samite, konferenca, diplomacinë parlamentare dhe diplomacinë jozyrtare. Siç shihet asgjëkund nuk rezulton që Diplomacia të konsistojë në marrjen e atributeve të tjerë përtej dialogut me shtetin përkatës.
Në Shqipëri selitë diplomatike e shkelin këtë përkufizim që është abëcëja e punës. Dalin me deklarata, apelojnë për mënyrën sesi duhet bërë diçka e si një gjë tjetër, paralajmërojnë, predikojnë, shantazhojnë opozitën, e ca më keq këshillojnë mbarë popullin. Është një rol që kërkon një emër tjetër. Zotërinjtë apo zonjat që janë kaq të etur për këtë lloj pushteti, kanë abuzuar kaq shumë saqë është e udhës të pajisen me etiketën përkatëse që edhe ne Poshtë të mos i ngatërrojmë për diplomatë.
Sugjerimi ynë është tepër dashamirës. Shqipja ka pranuar me bujari në gjirin e vet fjalën me origjinë orientale: Biçim. Çfarë është biçimi? Ja një përkufizim:
Është pak dhe në fazë embrionale ky lloj përkufizimi dhe zotërinjtë diplomatë - të dalë nga binarët përkufizues - duhet të na mirëkuptojnë. Dikush i ka quajtur guvernatorë të pashpallur, por është e qartë se ata në fund të ditës nuk e kanë atë fuqi që pretendojnë.
Ata janë në rastin më të mirë disa qylaxhinj që shijojnë këtë vend me paratë e taksapaguesve europianë dhe amerikanë dhe që ia kalojnë për bukuri në ahengun e politikës shqiptare që i kënaq me lloj e soj peshqeshesh. E ku fjala e tyre lihet të kalojë si direktivë. Çdo njeri ka iluzionet e veta, madje është bukur të kesh iluzione. Por çështja është se qyli edhe mbaron dikur dhe buzëqeshjet pa doganë të këtyre këmbëngjiturve të sjellshëm –metaforikisht - sa më s’ka nuk hahen më fare. Do të na mësonin shumë më tepër nëse do t’i përmbaheshin punës së tyre.
Comments
PESHQESH m.
PESHQESH m.
Dhuratë që i bëhet dikujt për dasmë për ndonjë rast tjetër të veçantë. I bëri (i çoi) një peshqesh. Ia bëri peshqesh. Kemi hequr dorë nga peshqeshet.
* Ma la peshqesh në derë shih te DER/Ë, ~A.
Dmth?
Po thoni gjëra jashtë
Po thoni gjëra jashtë logjikës elementare. Ju i perkufizoni ambasadoret si sadrazemët e Portës se Lartë, sikur nuk japin llogari diku për qendrimet dhe nderhyrjet e tyre. Ideja që këta bëjnë ne koke të tyre është e leverdisshme për të perligjur dhunën që pritet nesër, por kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën.
Pse sadrazemet nuk jepnin
Pse sadrazemet nuk jepnin llogari? Edhe ai qe tentoi ta bente kete, perfundoi pa koke.
Add new comment