Vetëvendosja paralajmëron protesta edhe në Kosovë
Valë protestash pritet të nisin edhe në Kosovë. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se kundërshtimi për platformën e dialogut me Serbinë nuk do të jetë kufizohet me ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.
“Në asnjë moment nuk e shohim Gjykatën Kushtetuese si të vetmin institucion ku ne mund ta bëjmë kundërshtimin tonë të radhës, për shkak se duke parë situatën aktuale ne jemi të bindur që protestat dhe demonstratat janë të domosdoshme”
Haxhiu ka folur për një aventurë të rrezikshme të Presidentit Hashim Thaçi që nënkupton shkëmbim territoresh. “Qytetarët me rezistencën e tyre në protestën e vitit të kaluar e kanë bërë të qartë që janë kundër pazareve të Hashim Thaçit . Fillimisht nëse në atë kohë kemi thënë se një popull nuk i nënshtrohet një njeriut , tash po i bije që një popull nuk i nënshtrohet një ekipi. Prandaj ne jemi të bindur që ka gatishmëri të qytetarëve të Republikës për të protestuar kundër projekteve të rrezikshme që po i kanosen vendit”-deklaroi deputetetja e Vetevendosjes.
Situata duke e ngjashme në disa vende të Ballkanit sidomos në trekëndshin, Shqipëri, Kosovë, Serbi, ku përplasjet politike janë të dukshme. Në ndryshim nga Kosova ku debati është fokusuar te platforma e dialogut me Serbinë, në Tiranë dhe në Beograd tensioni i brendshëm vjen në rritje.
Add new comment