Të raportosh sipas midesë
Lajmin për pushimin e çështjes penale ndaj ish-kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, për audiopërgjimin e bisedës së tij me gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut, e ka përcjellë së pari sot Report Tv. Titulli i luajtur me këtë rast nga kjo media është:
Pra prokuroria sipas medias së z. Carlo Bollino ka bërë punën por ishte akuza komplet e pabazuar, ndaj edhe pafajësia e Denar Bibës. Asnjë koment më tej, asnjë dyshim, ndërkohë që televizioni pretendon se disponon vendimin e gjykatës.
Mirëpo, nisur nga titulli që luan politikisht, mund të pyesim: a është ky një standard gazetaresk i përgjithshëm i këtij televizioni?
Në një raportim të datës 6 shkurt të këtij viti, i njëjti televizion përcjell vendimin e Gjykatës për pushimin me çështjes se zjarrit të rënë në Spitalin Amerikan në Tiranë ku humbën jetën katër persona. Titulli i zgjedhur flet vetë:
Në tekstin e raportimit thuhet ndër të tjera se prokuroria ka kërkuar pushimin e ndjekjes penale për Lefter Canajn, sepse ai ka humbur jetën. Këtë e parashikon qartë Kodi i Procedurës Penale. Mirëpo këtu nuk po flasim për Denar Bibën, të përkëdhelurin e kryeministrit Edi Rama. Po flasim për Spitalin Amerikan që sipas z. Bollino është i z. Berisha. Ose më saktë drejtuesit e tij janë të afërt me z. Berisha. Z. Bollino, një gazetar i angazhuar dhe polemizues për çështjet e medias, u përfshi në debate me botuesin Fahri Balliu edhe një javë më parë, pikërisht për këtë spital që duket se është një shënjestër për gazetarinë investigative. Për këtë arsye raportimi nuk ndalet në stilin përshkrues, por rekomandon se çfarë duhet të bënte Prokuroria:
thuhet ndër të tjera në shkrim.
Natyrisht që ne të gjithë mund t’i këshillojmë Prokurorinë si të bëjë punën, por nëse e bëjmë duhet ta bëjmë për të gjitha çështjet. Është shumë interesante të shihet sesi ka ecur procedimi për z. Biba që sot shitet si viktimë e opozitës. Dhe vendimi për pushimin e çështjes ndaj tij ka mjaft akrobaci logjike që me sy të lirë duket se nuk ka sesi të jenë punë e një gjyqtari të vetëm dhe as i takojnë ndoshta një shqyrtimi në shkallën e parë.
Add new comment