Sonda japoneze Hayabusa 2, ulet me sukses në asteroidin Ryugu, 300 mln km nga Toka
Japonia shënon një sukses të madh në kërkimin hapësinor. Në këto orë është konfirmuar ulja e sondës Hayabusa 2 në një asteroid – Ryugu - 300 milionë kilometra larg Tokës.
Agjencia japoneze e Eksplorimit të Hapësirës ka konfirmuar kontaktin bazuar në të dhënat e ndryshimit të shpejtësisë së sondës në fjalë e cila bën pjesë në projektin japonez të kërkimit të origjinës së jetës në sistemin tonë diellor.
Dyshimet janë se asteroid në fjalë përmban masa të mëdha të lëndëve organike dhe ujë që datojnë nga 4.6 miliardë vjet më parë, kohë që përkon pak a shumë me fillimet e sistemit diellor. Sonda parashikohet të nxjerrë mostra materiali të paekspozuar ndaj erërave dhe radiacionit nga thellësia e sipërfaqes së asteroridit për t’i analizuar.
Agjencia ka parashikuar disa ulje të tjera për në fund të këtij viti.
Add new comment