Çfarë po negocion ambasadori i Austrisë?
Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna. Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa “fluturuan” gurët. Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale
Kështu shkruan në tuiter ambasadori austriak në Tiranë, Johan Sattler, cituar nga mediat shqiptare. I padëgjuar gjëkundi në republikën e guvernatorëve të huaj, z. Sattler duket sikur thotë: Më shënoni edhe mua!
E shënuam. Me siguri që e ka shënuar edhe qeveria me kryeministrin me të cilin z. Sattler do jetë duke negociuuar diçka meqenëse fut hundër pa takt në zhvillime që nuk i takojnë. Çfarë negociatash? Vështirë ta thuash, por Austria është vend interesant për tranzicionin shqiptar, vend ku janë farkëtuar, apo kanë nisur disa karriera biznesmenësh të njohur në Tiranë. Në ndryshim nga mediat, z. Sattler nuk duket se bën tifo, apo analizë falas, por po dërgon mesazhe për qeverinë. Kjo duket, por se për çfarë e vështirë ta thuash…
Add new comment