Shkëlqesisë së tij (Krye)Kadri: Shteti nuk je Ti! Ku është CV-ja e ministrit tënd të ri?
Kryeministri Edi Rama ka organizuar sot një pritje të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri tha:
Presidenti sërish refuzoi të dekretojë ministrin e ri. Më vjen keq që pasuesi i tij(Ditmir Bushatit), një shqiptar nga Prishtina me një dituri të adhurueshme e ka nisur rrugëtimin e tij në një mënyrë të pazakonshme. Balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë për të prezantimin më të rrejshëm publik, përpara se ai të hapë gojën si ministër. E kanë sulmuar për tre arsye.
Sepse është shumë i ri, nuk i përket botës së tyre të vjetër. Sepse është shumë i pastër. Sepse është nga Prishtina
Kadri, mos gënje dhe mos prrallis! Askush nuk ka hedhur baltë mbi zotin Cakaj. Kanë vënë në diskutim përputhshmërimë e tij me detyrën ku po e katapulton ti. Baltën ja ka hedhur politika që sot të shërben si alibi për të dalë e për të bërë patriotin. Baltë është edhe kjo mbrojtja irracionale që po bën në vetë të parë.
Shteti nuk je Ti. Kaq është e qartë dhe nëse do tentohet ndonjë gjë në këtë drejtim, me siguri që në Shqipëri ka 4 milionë duar për të kapur një gur. Askush nuk ka pse t’i besojë një kryeministri, sepse shteti për të cilin kaq shumë flet bazohet në dokumente. Ndaj po pyesim:
Shkëlqesi, ku është CV-ja e ministrit tënd të ri? Pse nuk është bërë publike gjatë gjithë kësaj kohe? Ka patur zotëria certifikatë sigurie kur punonte këshilltari yt?
Add new comment