Vizitë dy ditore e kancelares Merkel në Greqi
Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të jetë në Athinë ditën e enjte, në një vizitë të parën të saj pas pesë vjetësh në Greqi.
Mediat raportojnë se ajo do të qëndrojë dy ditë në Greqi dhe do të takohet me Kryeministrin Tsipras, presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe kreun e opozitës së djathtë, Kyriakos Mitsotakis.
Vizita do të jetë një fokus të gjerë pasi në delegacion me kancelaren do të jenë njerëz të biznesit, shkencës dhe medias. Merkel po ashtu pritet të mbajë një bashkëbisedim me studentë grekë të Shkollës Gjermane ku do të flasë për të ardhmen e Europës. Mediat greke nuk kanë harruar të përmendin edhe çështjen e reparacioneve të LIIB ndërkohë që vizita shihet si një shenjë mbështetjeje për qeverinë greke e cila ka përpara sfidën e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.
Add new comment