Grek bëhesh, nuk lind!

Postuar në 02 Janar, 2019 18:04

Greqizimi i shqiptarëve ka qenë shpesh objekt diskutimesh në Shqipëri, formale dhe jo formale. Madje janë ngritur teori të ndryshme konspiracioni mbi qëllimin e vertëtë të dhënies së pensioneve në jug të Shqipërisë apo ndryshimit të emrave nga emigrantët. Gjithmonë nga analistë, gazetarë apo intelektualë të prapavijës që kanë denoncuar një fenomen sipas tyre me objektiva të qarta politike të Athinës.

Në fakt dinamika e zhvillimeve në Ballkan por edhe në Greqinë fqinje është e tillë që përgënjeshtron disa perceptime jo vetëm në Shqipëri, por edhe stereotipe të një pjese të shoqërisë dhe politikës greke. Ervin Xheka nga Lushnja  është një prej tre emigrantëve që iu akordua shtetësia greke për ndihmën që dha në shpëtimin e jetëve njerëzore gjatë tragjedisë së zgjarreve në Mati te Greqise në korrik të këtij viti. presidenti grek Prokopis Pavlopoulos nuk e kurseu mirënjohjen për aktin e tyre të vetmohimit. 

Përmes shembullit tuaj po i dërgojmë një mesazh Europës në këto orë të veshtira. Jemi përpara zgjedhjeve europarlamentare deçizive për të ardhmen konsinentit dhe të gjitha shfaqjet e  populizmit kanë përballë pikërisht mentalitetin tuaj për të cilin Europa sot ka shumë nevojë”- theksoi Pavlopulos.

Ervini dhe dy egjiptianët i merrnin me not në krahët e tyre fëmijtë dhe të moshuarit, duke i hipur në skafet e peshkatarëve dhe me pas  pastaj i çonin në vende të sigurta ku u jepej ndihma e parë.

“Të gjithë peshkatarët por edhe të tjerët kur dëgjuan se duhet të shkonim të ndihmonin, vrapuan dhe bënë një vepër të mirë.  Të gjithë meritojnë një falenderim”-tha Xheka. Ministri i Brendshëm grek, Aleksis Haricis tha se në ditët në vijiim në parlament do të kalojë ligji për dhënien e nënshtetësisë për të gjithë emigrantët që plotësojnë kriteret.

Comments

Submitted by bimmi (not verified) on

Redaksia thote: " Madje jane ngritur teori te ndryshme konspiracioni... gjithmone nga analiste apo intelektuale te prapavijes ( te prapavijes (!) ... shenimi im)..."
Te qenit korrekt eshte virtyt i lavderueshem, ama me mase; se po u kalua masa, mund te gjendesh krejt papritur ne territor qesharakezues.
Eshte hyperkorrekte te flitet per teori konspiracioni, per kete ceshtje. Sepse, eshte fakt. Eshte fakt i konstatueshem edhe nga njerez jo te nivelit te gazetarit apo intelektualit, qofshin edhe te prapavijes (!... pikecuditja eshte shenimi im) keta. Madje, aq i dukshem eshte ky fakt, sa edhe femijet e kuptojne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.