Burokracia nuk luftohet me fjalë, Estonia për t’u marrë shembull

Postuar në 27 Dhjetor, 2018 09:56

Në kryeqytetin estonez, Tallinn, Oskar  një foshnje vetëm tre ditëshe është ende në maternitet, ndërsa babai i tij printon përmes laptop-it certifikatën e lindjes së djalit.

Ky imazh mund të jetë i pazakontë për shumicën prej nesh, por në Estoni njerëzit janë mësuar t’i marrin vetë shërbimet përmes internetit duke shmangur burokracitë e administratës.

1.3 milionë qytetarë që jetojnë në vendin balltik e kanë përqafuar plotësisht këtë kulturë dixhitale që lehtëson jetën e tyre të përditshme në një masë të madhe.

Qytetarët estonezë gëzojnë një gamë të plotë shërbimesh elektronike nga sektori publik dhe privat, nga sigurimi shëndetësor në deklaratat e tatimit mbi të ardhurat. Ata mund të votojnë në zgjedhje nga komoditeti i shtëpisë, madje mund të regjistrohen për të filluar një biznes në më pak se 20 minuta. Ky projekt ambicioz synon, ndër të tjera, të rrisë transparencën dhe rritjen ekonomike.

Vendi i vogël balltik krijoi  vite më parë një platformë online e cila mbështet ndër të tjera, verifikimin e të dhënave dhe nënshkrimet digjitale të individëve për shërbime si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Në Estoni, mund të kërkoni divorcin, të martoheni, apo transferoni pasuri të patundshme me një procedurë të thjeshtuar on line.

Në pranverë, qeveria e vendit planifikon të zhvillojë më tej shërbimin e saj. Nëse Oskari do të lindte disa muaj më vonë, regjistrimi i tij në regjistrat shtetëror do të ishte bërë automatikisht, dhe prindërit e tij do të kishin marrë një email në postën e tyre elektronike ku do të informoheshin për ccertifikatën e lindjes së djalit të tyre.  

Martin Kevac, një konsulent dixhital që punon për qeverinë e Estonisë, theksoi se qëllimi përfundimtar është krijimi i një sistemi që do t’u shërbejë qytetarëve  pa përfshirë shtetin. "Në një botë ideale, pas lindjes së një fëmije, një nga prindërit nuk do të duhet të bëjë asgjë për të kërkuar leje lindjeje apo të aplikojë për një çerdhe, etj. Të gjitha shërbimet do të funksiononin automatikisht".

Estonia zbatoi programin elektronik ndërqeveritar në 2002, duke krijuar partneritete të forta publike-private. Platforma mori mbështetjen e telekomeve dhe bankave shtesë, duke rritur kështu vetëdijen numerike të qytetarëve dhe duke krijuar standarde për qasje në internet në të gjithë vendin.

Për të arritur e-Qeverisjen, nevojitet një infrastrukturë e fuqishme informacioni digjitale. Për këtë arsye, vendi krijoi X-Road, një shkëmbim të sigurt të të dhënave nga sistemet e informacionit të pavarur të organizatave, shërbimeve dhe kompanive të ndryshme. Dizajni i decentralizuar lejon sigurinë maksimale për të dhënat personale të qytetarëve. Autentifikimi i detyrueshëm digjital lejon nënshkrimin dixhital të dokumenteve.

Katalizator për këto shërbime është sistemi kombëtar i kartave të identitetit, i cili konsiderohet nga më të zhvilluarit në mbarë botën. Kjo kartë është në thelb "çelësi" për të gjitha shërbimet elektronike që qytetarët kanë në dispozicion. Karta chip përmban fotografi të koduara me encryption të klasës (2048-bit) duke bërë të mundur  identitetin e plotë personal të mbajtësit në një mjedis elektronik, ku shumica e veprimeve kryhen pa qenë nevoja e pranisë fizike të individit.

Në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare Estonia kurseu rreth 2% të PBB-së, pra afërsisht 500 milionë  euro, një shumë e barabartë me shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa agjenda e re dixhitale pritet të kontribuojë 415 miliardë euro në vit për ekonominë evropiane, duke krijuar njëkohësisht mijëra vende pune.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.