Proza gazetareske e Bollinos për Lalin dhe drerët e bluzës
Njihuni me gazetarinë parashikuese. E prezanton media e Carlo Bollinos, shqiptarja.com. Sipas kësaj gazete, Ajola – e ka fjalën për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, të cilës i shkruan vetëm emrin – ka publikuar një foto në Instagram. Gazetari/ja përdor ekstrapolimin për të na bindur se fotoja do të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Pasi çdo foto e çiftit të parë të Tiranës komentohet gjerësisht.
Ku është lajmi këtu? Pyesim sepse Bollinon e ka merak lajmin si të tillë. Ai madje jep shpesh leksione për mungesën e seriozitetit të gazetarisë aq sa pranon edhe për median e vet se ja përdorin prokurorët. Lajmi është se Ajola ka veshur një fustan, kurse Erjoni ka veshur një bluzë me drerë. Janë edhe dy persona që i shoqërojnë.
Ka çift të parë të Shqipërisë. Ah po, nuk ka. Sepse presidenti është beqar në presidencë, meqenëse e shoqja është deputete. Atëherë Bollino improvizon duke mbushu vakuumin: ne kemi çiftin e parë të Tiranës. Dhe siç e dimë çifti i parë i Tiranës është ku e ku më mondan, se ta zëmë çifti i parë I Surrelit.
Me Lanin forever and ever. Derisa lejet të mbarojnë. Do të thoshte ndonjë keqdashës. Por pse të mnedojmë kështu. E bukura i tërheq njerëzit, sidomos italianët. Dhe çifti nuk ka ndryshuar fare që nga martesa e tyre me paratë e mamit të Erit. Tirana i meriton, madje Tirana edhe konkuron me ta përballë çdo çifti tjetër. Bollino vetëm sa bën borizanin. Se bëjmë shaka. Lajmësin, gazetarin. I aftë si përherë të krijojë atmosferë edhe aty ku qumështi pritet. Ky nuk është rasti pasi edhe sikur buzëqeshja e Veliajt është si farë kosi. Tani me zakonin e gazetarisë së filxhanit, patjetër që zoti Bollino është shqiptarizuar me tamam. Një protagonist I telenovelës.
Add new comment