Non grata ambasadori i Iranit në Tiranë
Ambasadori i Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe një tjetër diplomat iranian, janë dëbuar nga Shqipëria, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në planifikimin e një sulmi terorrist në vendin tonë.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme tha se shpallja non-grata e dy diplomatëve u bë pasi dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari që cënojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
“Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend. Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”-thuhet në sqarimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme.
Dëbimi i ambasadorit të Iranit u përshëndet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Këshilltari për Sigurinë i presidentit Trump John Bolto. “Mbështetja e terrorizmit nga liderët iranianë, nuk do të tolerohet. Jemi përkrah kryeministrit Rama dhe popullit shqiptar” shkruan Bolton.
Add new comment