Kandidat i vetes dhe i...LSI-së
Sinqerisht mezi po pres fushatën. Dua të shoh çfarë alternativash të reja ka që edhe unë të mësoj dhe të shoh çfarë duhet të bëjmë më mirë
Kështu deklaroi në daljen e fundit në “E diela shqiptare”, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj. Zoti Veliaj madje ka shtuar se ai e ka me shumë pasion punën që bën. Një deklaratë e cila lë të kuptojë se z. Veliaj e konsideron veten si kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Kjo është një çështje që formalisht duhet vendosur nga forumet e PS-së, për të cilat kryebashkiaku është shprehur edhe më parë se janë ato që e kanë fjalën e fundit.
Kandidimi ose jo i Erjon Veliajt kërkohet sot me forcë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, një tjetër paradoks ky që verifikon se përtej garës elektorale është pazari ai që përcakton një pjesë të vendimmarrjes. Burime pranë Presidentit të Republikës bëjnë me dije se kreu i Shtetit është takuar pak kohë më parë me Veliajn, çka provon atë zhurmë që sot LSI-ja po bën për kandidimin e kryebashkiakut, ndonëse formalisht do të duhet të mbështesë kandidatin e PD-së për Tiranën.
Add new comment