Shahu i kryeministrit me symahinë studentore

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 13:45

Kryeministri Edi Rama përsërit shpesh këto ditë se ai e ka zgjidhjen për studentët, por duhet dialog. Ai madje ka folur edhe për një pakt me studentët. Sot Edi Rama i këshilloi studentët që të pranojnë dialogun dhe të mos e mbusin protestën me duart e tyre.

Është e qartë se Kryeministri po synon të rekrutojë studentët me të cilët, pa ndërmjetësi do të kërkojë të faktorizohet si pjesë e zgjidhjes së problemeve. Eventualisht kjo qasje, ose ky proces “miqësimi” do të zbusë një armiqësi e cila ka vizualitet të lartë dhe me meme që ngjisin dhe do të mbeten gjatë në mendje.

Përndryshe Kryeministri do të duhet që të publikonte ofertën e tij, bashkë me amendimet e paraqitura nga LSI për të thënë se kjo bëhet dhe kjo nuk bëhet. Ai po bën të kundërtën dhe atëherë kur mendohej se e kishte punën keq, kërkoi një mundësi kundërveprimi dhe penetrimi elektoral në një mjedis ku duket se nuk pritet edhe aq mirë. Kësaj loje politike i shërben ndarja e protestës studentore, depërtimi në të i partive politike dhe sidomos paqartësia politike e protestës. Distancimi i saj nga kërkesat më të gjera sociale dhe ekonomike që mund të afronin edhe pjesë të tjera të shoqërisë. Sepse në një fazë të caktuar protesta ka nevojë të rikalibrojë zërin dhe axhendën përtej synimeve fillestare. Kjo nuk po ndodh dhe mesa duket për ironinë më të madhe, ai që duhet sot të kishte dhënë dorëheqjen, po vepron për të përfituar më shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.